Skafisti vlonjat kapet me 4 milionë euro kanabis

Gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes FRONTEX-it, GDF italiane dhe policisë shqiptare për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme është sekuestruar një gomone me 400 kg kanabis dhe 100 gr hashash me destinacion tregun italian, ndërsa është arrestuar një i ri nga Vlora me inicialet E. I.
30-vjeçari i prangosur ishte drejtuesi i gomones që ishte mbushur me kanabis. Policia e Shtetit deklaron se është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Loading...