Në Britaninë e Madhe, një deputet i parlamentit ka shkaktuar ‘skandalin e radhës’. Mediat britanike raportojnë se deputeti konservator David Warburton konsumon shpesh kokainë dhe ka ngacmuar seksualisht një grua.
Mësohet se 56-vjeçarit i është tërhequr vëmendja disa herë nga organi mbikëqyrës parlamentar, pasi nuk është hera e parë që ai përfshihet në ngjarje të tilla.
Një grua ka denoncuar deputetin duke thënë se ai shkoi në shtëpinë e saj, konsumoi drogë dhe tentoi ta zhvishte duke e prekur në zona intime.
“I thoja mos më prek sepse nuk dua të bëjmë se*ks, ai më tërhiqte me forcë dhe më prekte gjoksin”-tha e reja në dëshminë e saj.
Dy gra të tjera po ashtu e kanë akuzuar Warburton për komente të padëshiruara seksuale dhe prekje të pahijshme.
Mbrëmë “The Sunday Times”publikoi një foto të tij të ulur në një tavolinë me kokainë, duke bërë që ai të pezullohej menjëherë nga detyra.
Ëarburton dhe gruaja ishin takuar përmes punës dhe ai kërkoi të shkonin në banesën e saj pasi ajo kishte pirë pak.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes apo dhe të denoncimeve të tjera ndaj politikanit.