Skandal – Deputeti shtrin përtokë analistin gjatë transmetimit live(foto)

Një sherr ka ndodhur në një emision live në Ukrainë, ku shkak është bërë tema në lidhje me Rusinë dhe ndërhyrjet e saj në Ukrainë.

Deputeti ukrainas, Igor Mosiyçuk është konfliktuar gjatë një transmetimi live me analistin Aleksandër Semçenko. Deputeti e ka akuzuar analistin se ai është i korruptuar.
Ai i ka shtuar akuzat duke thënë live se paguhet nga lideri i Çeçenisë, Ramazan Kadirov për të bërë propagandë për Rusinë. Analisti e ka quajtur deputetin në mes të emisionit, se është thjesht një i çmendur mendor.

Deputeti i ka kërkuar analistit të lërë studion, pas disa telefonatave që ai bëri. Analisti e ka plotësuar këtë kërkesë, por para se të largohej, ai ka bërë disa akuza shumë të rënda për deputetin Mosiyçuk.

Loading...