Politikani suedez me prejardhje nga Ballkani, Darko Mamkoviç, 52-vjeç i cili aktualisht ushtron postin e zyrtari të qytetit Norcheping, është filmuar duke konsumuar kokainë, shkruan expressen.se.
“Ka qenë një gabim që e kam bërë derisa isha nën ndikim të alkoolit në një aheng, ku është konstatuar se personi që më ka dhënë këtë substancë po kërkon diçka në këmbim të materialit komprometues”, ka deklaruar politikani Mamkoviç.
Videon që e ka publikuar Expressen.se, shihet se si Mamkoviç qëndron i ulur në divan e në prapavijë dëgjohet muzika. Në tavolinë ai kishte para vetes disa kanaçe me pije energjike por edhe pluhur të bardhë që pretendohet të jetë kokainë. Mamkovi është parë duke thithur dy herë mbi tavolinë.
Burime të expressen.se pretendojnë se për konsumimin e lëndëve narkotike nga ana e Mamkokviç është diskutuar në partinë Socialdemokrate të Suedisë nga Norchepingu.
VIDEO