Skandal/ Spitali i telefonoi për tamponin, 30 ditë pasi pacientët me Covid-19 kishin vdekur

Mes 30 mijë viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali ka plot histori të dhimbshme e prekëse sesi janë ndarë nga jeta qytetarët italianë.

Dy ngjarje mjaft tronditëse janë bërë publike ditën e sotme nga gazeta italiane “Corriere della Sera”. Janë dëshmi të dy banorëve nga zonat më të goditura nga virusi.

Rasti i parë është i Alberta Fantoni nga Fiorano al Serio, i ati i së cilës, Silvano 77-vjeçar, vuante nga Parkinsoni dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kur Italia u prek nga koronavirusi ai nuk i shpëtoi infektimit dhe u dorëzua.

“Ai nisi të ndjehej keq në mars. E dërguam në spital më datë 14. Më 17 rezultoi pozitiv. Më 18 vdiq.”-thotë ajo.

Më tej vajza e 77-vjeçarit tregon se thirrja telefonike nga autoritetet shëndetësore i erdhi një muaj më vonë, më 20 prill.

“Një zonjë më telefonoi për të më thënë se babai duhej t’i nënshtrohej tamponit të dytë për të parë nëse është akoma pozitiv. I shpjegova se babai im kishte vdekur shumë kohë më parë. Ajo u ndje e turpëruar, por edhe unë u ndjeva e tallur”.- thotë ajo.

Pas kësaj bisede ajo kërkoi nga spitali kërkon të bënte testin seriologjik, ku fatkeqësisht ajo rezultoi pozitive për Covid-19. Ndërsa një tjetër rast i ngjashëm, ndodhi në Bergamo, me babain e një të riu që vdiq nga koronavirusi.

“Për mua dhe mamanë time ishte shumë e dhimbshme.”-tha ai.

Mësohet se i ati i tij 66-vjeçar u infektua në fillim të marsit dhe i bënë tamponin e parë më datë 8 mars. Ai vdiq më 1 prill. 20 ditë më vonë e telefonuan që babai të bënte tamponin e dytë. Si në rastin e parë edhe këtë herë i riu ka kërkuar t’i bëhej tamponi atij dhe nënës së tij pasi ishin të rrezikuar nga koronavirusi për sa kohë në familjen e tyre vdiqn një person nga ky virus.

“As tampon, as test serologjik. Tentova që të shkëmbeja tamponin e dytë të babait për një prej nesh. Më thanë se do shohim se çfarë mund të bëjmë. Tani a duhet të paguajmë për të parë nëse jemi prekur nga koronavirusi apo jo?”- shpjegon ai.

Deri më tani Italia ka rregjistruar të paktën 30,201 të vdekur si shkak i koronavirusit dhe janë infektuar mbi 217 mijë të tjerë që prej fillimit të shpërthimit./Shqip/

Burimi: Corriere

Loading...