Skandali! Anxhela Peristeri nuk është sponsorizuar, çdo shpenzim në Eurovision e ka mbuluar vetë

Anxhela Peristeri çdo shpenzim të saji në Eurovision e ka mbuluar vetë. Kështu tha Olti Curri në një intervistë televizive. Tekstshkruesi i “Karma”, nuk ka ngurruar ta ndajë këtë informacion me fansat. “Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar Anxhela. Është një buxhet që nuk është i vogël. Sasha (artsitja që kuroi performancën skenike) u dashurua me performancën e Anxhelës”, tha Olti Curri në emisionin “TempOra”.
Si duket edhe pse duhet të ketë një buxhet special për performancat diçka e tillë nuk ndodh në vendin tonë, sepse RTSH-ja ka një buxhet shumë të kufizuar për prezantimin në “Eurovision”.

“Anxhela ka bërë prova non-stop dhe nuk pati një moment, ku të thotë ‘ndihem e lodhur’. I mbante mirë të gjithë, më thoshte mua, mos ma mërzit atë, mos ma mërzit këtë”, u shpreh Olti Curri.

Loading...