Skandali, Kryetari i Këshillit të Medias nxjerr zbuluar Antonela Berishën: ‘S’është pjesë e Sanremos, mund të ketë paguar…’

“Lajmi se Antonela Berisha do të jetë pjesë e spektaklit të madh italian, Sanremo 2022, është një mashtrim’. Kështu është shprehur, Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, i cili përmes Top Albania Radios, ka thënë se nuk ekziston aspak një lajm i tillë. Sipas tij, ka qenë vetëm një media italine që e ka postuar dhe më pas lajmi është fshirë.

Ai ka shtuar se, si një person që e ndjek vazhdimisht Sanremon, ka kërkuar për pjesëmarrjen e Antonela Berishës dhe nuk i ka rezultuar asgjë e tillë. Sipas tij ekzistonte vetëm një sccreenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është.

Cukali tha:

“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli.”

Loading...