Ka reaguar për herë të parë publikisht kryeministri Edi Rama në lidhje me skandalin në COVID2, ku një sanitare që hiqej si infermiere i ka zhvatur përmes mashtrimin një qytetareje që kishte nënën e sëmurë me koronavirus, rreth 8 milionë lekë.
“Një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha – çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë🙏 “, shkruan Rama në ‘Facebook’