Skandali në ‘Euro2020’, lojtari polak fotografohet duke pirë cigare pak para ndeshjes me Spanjën

Paparacët kanë fokusuar lojtarin polak Wojciech Szczesny, duke pirë cigare, pak para sfidës ndaj Spanjës. Kritikat për portierin ishin të shumta, ndërsa kujtojmë se ky veprim i tij është parë edhe më parë.
31-vjeçari është fotografuar edhe kur luante për Arsenal.
Trajneri Arsene Wenger e gjobiti me 20 mijë paund gjobë. Madje nuk luajti më asnjë ndeshje në Premier League, e u transferua në formën e huazimit te Roma.

Loading...