Skandali seksual trondit Greqinë/ Murgu abuzon me 7 të mitur, fëmijët rrëfejnë tmerrin

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot nga mediet greke. Një murg francez ka abuzuar seksualisht me 7 fëmijë të mitur.

Murgut i ishte besuar kujdesi dhe mbrojtja e 7 emigrantëve të mitur nga Pakistani, por siç raportojnë mediet fqinje, ai ka abuzuar me ta.
Vetë fëmijët kanë thënë se abuzimi nga murgu ishte i përditshëm, duke shtuar se kishin zgjedhur të heshtnin nga frika se mos mbeteshin në rrugë.

Nga ana e saj, Gjykata e Selanikut e ka dënuar abuzuesin me 6 vite burg për abuzim me të mitur dhe mbi 14 vite për ngacmim të vazhdueshëm seksual dhe posedim të lëndëve narkotike.

Loading...