Sportistja shqiptare Era Shala nuk pati fat në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.
Skitarja jonë theu këmbën gjatë përgatitjeve, një ditë para garës debutuese në sllallom të madh.
16-vjeçarja ishte duke u përgatitur në qendrën skitare “Les Diablerets” me trajnerët, Feim Kollçaku e Bujar Turjaka, kur theu këmbën.
Menjëherë, në ndihmë i dolën forcat emergjente të mjekësisë zvicerane, të cilar e bartën me helikopter nga qendra skitare në spitalin më të mirë të Lozanës.
Loading...