S’më intereson kush do hipi, Në karrige-në pushtet, por dua që gjithë gurët, të venë në vendin e vet! – Nga Arben Duka

S’më intereson kush do hipi,
Në karrige-në pushtet,
por dua që gjithë gurët,
të venë në vendin e vet!

S’më intereson Edi Rama,
as Lulashi-as Monika,
po Ligji dhe Kushtetuta,
ku mbështetet Republika!

Më duhet veç Shqipëria,
që ka shkuar për ibret,
dhe dita kur Drejtësia,
këtu do të shpallet Mbret!

Dua veç që Shqipëria,
në Europë të integrohet,
dhe thelbi demokracisë,
asnjëherë të mos cenohet!

Thelbi i Demokracisë,
nuk mund të interpretohet,
se pakica asnjëherë,
nuk mund të na imponohet!

S’duhet të jetë dramatike,
mos ketë asnjë lloj problemi,
kur një forcë politike,
e nxjerr veten nga sistemi!

Duhet të shporren nga skena,
gjithë partitë politike,
që e kthejnë Kushtetutën,
në një letër higjienike!

Shkatërrimi i Sistemit,
nuk mund të inkurajohet,
për dreq-presidenti ynë,
nga partia dot s’largohet!

“Jemi nisur për Europë!.”
Lulëzimi ulëret,
por aty-asnjë faktor,
precedentin s’e mbështet!

Gjersa as për këtë vit,
s’u bënë tok për Integrimin,
përse duhen-për më tutje,
Monika me Lulëzimin?!

Maqedoni e Veriut,
kish gjëra më të vështira,
pikërisht nga bashkëpunimi,
kanë rekorde më të mira!

Opozita e bashkuar,
prapa Diellit të shkojë,
dhe tani është betuar,
që zgjedhjet do shkatërrojë!?

Në bazë të Ligjit,
duhet të shkojnë para gjyqit,
po këtu me kohë e vakt,
është shpleksur filli i Ligjit!

Në këtë cep të Ballkanit,
dot asgjë s’parashikohet,
dhe drejtësia e re,
ende nuk po maturohet!

Ndofta për të mbrojtur zgjedhjet,
mund të dalin vullnetarët,
po për Monën-Lulin-Ramën,
s’mund të vriten shqiptarët!

Arben Duka

Loading...