Sociologu Gëzim Tushi ka bërë një deklaratë të fortë teksa foli për meshkujt shqiptarë.
Sipas tij, meshkujt shqiptarë vijojnë të jenë maskilist, ndërsa shtoi se ata janë ende në fazën primitive.
Tushi theksoi se personat që i përkasin gjinisë mashkullore në Shqipëri janë të prirur për t’u treguar të dhunshëm ndaj femrave dhe mendojnë se janë të destinuar ta penetrojnë partneren e tyre vetëm për të treguar se janë meshkuj.
Në një intervistë për RTV Ora, ai u shpreh:
Meshkujt e kësaj shoqërie vazhdojnë të kenë mentalitetin e tyre të korracuar maskilist. Kanë mentalitetin të jenë sundimtarë, të procedojnë me biologjinë e tyre.
Meshkujt shqiptarë mendojnë akoma se janë të fortë, meqë janë të fortë fizikisht, apo me iluzionin e tyre të gabuar që janë edhe seksualisht.
Mendojnë që ata janë të destinuar që ta dhunojnë, përdhunojnë dhe ta penetrojnë femrën e tyre për të treguar që janë meshkuj.
Ky është primitiv. Kjo është një jetë e turpshme!”