Nga GEZIM LLOJDIA
Përshkrim nga “Sofra e Zotit”, të vërteta, legjenda, e gojëdhëna
Një gur me peshë rreth 10 tonë i vendosur mbi dy këmbë, qëndron në fshatin Vranisht, në majën e Lipes. Enigma, gojëdhëna, legjenda dhe misteri i gurit me qiell, një monument natyrës në katundin Vranisht të rrethit Vlorë.
Siluet e heshtur.
“Guri me qiell” ,qëndron atje për ku ishte nisur. Dhe ngeli ashtu i ngrirë.Për mote të tëra i heshtur.
Silueta e tij është zbuluar dhe është vlersuar duke ju dhënë statusi monument natyre,në rrethin e Vlorës.
Monument kulturor i epokes se neolitikut dhe natyror Pershkrimi Guri me qiell.
Ndodhet ne majen e malit te Lipes ne fshatin Vranisht. Ai eshte nje monument prehistorik i perhapur ne neolitin e vone dhe ne epoken e bronzit 4 – 9 mije vjet me pare. Kjo veper e arkitektures prehistorike ka lidhje me kultet mbivarrore si dhe ate te Diellit. Sipas arkeologut te njohur M. Zeqo, “eshte nje gur gjigant i vendosur nga dora e njeriut mbi dy shkembinj te tjere, duke krijuar nje tryeze per perendite…”
Koha.“Guri me qiell” e nisi garën nga kohërat më të hershme të njerëzimit.Si i tillë mbetet një urë lidhëse me botën,që nuk shquhet përtej mjegullave.
gjate veres ne ditet me mot te keq ne kete vend ka shume Vetetima ( Bubullima).Gurin me Qiell duhet te themi se Guri me Qiell ndodhet ne Vendin e quajtur Lipe dhe nuke eshte maja e Malit. Por ne majen e malit eshte nje siperfaqe e zhveshur qe quhet Derrasa e Keqe dhe ne ditet e veres dielli bie pingul mbi majen e ketij mali qe eshte vazhdimi i Vargmaleve te Cikes. Kjo Maje quhet maja e Mesimirit , nga Greqishtje ” Mesdite”.
Të dhëna për “Gurin me qiell”
Pesha: Afërsisht rreth 10 ton.
Forma: Drejtkëndëshe.
Pozicionimi: Vendosja mbi dy gur.
Vendodhja: Faqja veriore e malit të Bogonicës.
Afërsia:me vendin e shenjtë: “Lëmi i Lejlerëve”
Rituali: Vend pagan.
Emërtimi: “Sofra e Zotit”.
Rrugëtim
“Guri me qiell” është atraksioni më i madh i natyrës në vendin tonë.Për nga mënyra e vendosjes,pesha dhe forma mund të quhet më i veçanti edhe më gjerë gadishullit tonë.Asgjëkundi syri,nuk të ndesh një monument natyre kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e tij,formën,mënyrën e vendosjes.Larg çdo përfytyrimi,guri me qiell përbënë dhuratën e natyrës,për një vend të ashpër malor,vendosur në një vend me pjerrësi diku në faqet e një mali jugor.
ORIGJINA
Për specialistin e monumenteve të kulturës në Vlorë,”Guri me qiell’,është një monument prehistorik i shfytëzuar nëpër kohët e mjegullta nga banorët vëndas.
Ka disa pikëpamje të ndryshme rreth tij,por duke gjykuar nga rrethanat po ndërtoj tre variante.
Ndërtimi Nr 1
Guri me qiell është vendosur në kohët prehistorike. Mendimi studjuesve të rrethit. Por madhështia, që shfaq ai dhe pesha që arrin në disa ton hyjnë në dyshime.I dentifikimi se ky gur në formën drejtëkëndëshe,që të shfaqet në një pamje hyrëse,pra në njërin krahë është ngritur në këtë lartësi dhe në këtë formë në kohërat prehistorike,mund të përbëjë një informacion jo fort të besueshëm.Ngrihet befasisht kjo pyetje:A ka patur mjete kaq të fuqishme,që të ngrenë në lartësi mbi 1 m, një gurë me këto dimesione dhe peshë kaq të madhe? Ndër idet mund të konceptohet se mënyra e fshehtë,që është zbritur në ngritjen e piramidave të Egjyptit,mund të zbuloj edhe këtë fakt,mënyrën e ngritjes së gurit me qiell.Ndërsa aty nuk mund të shqyrtohet mundësia se ky gur është sjellur nga largësi ose distanca të mëdha.Gurë të përmasave më të mëdhenj,gjenden kollaj,nëpër këtë lartësi malesh.Madje rruga deri atje është e përmbytur nga gurë me me forma dhe madhësi të ndryshme.
Mos vall është rrokanisur nga lartësit e malit.Kjo duhet të jetë përafërsishtë.Por këtu ndryshojnë dy gjërra.Guri është i latuar,çuditërisht ka pamje drejtkëndëshi faqja e parme e tij me dy nga dy brinjët të barabarta.Vendoja në dy këmbë,për të cilën thuhet se këmba në anën lindore është pjesë e atyre gurëve, që përmban vendi ka ekzistuar aty.Ka një mënyrë që ka gjetur terren.Kur thuhet se guri me qiell është rrokanisur nga lartë.Zvaritur,rrokullisur poshtë.Enden shumë pyetje,që lënë shteg dyshimi në hapsirat e pafundme.
Ndërtimi Nr 2
Ende i pazbuluar qëllimi.Në horizontin e dyshimit,skalitur pyetja.Me këtë formë,peshë disa ton,i haruar,mbuluar prej pluhurit të kujtesës.Gjurmët e lashta të ritualeve pagane,zbardhin një fakt.Legjendat,që ngrihen për atë,këngët që thuhen se vinte nga pjesa tjetër,ku qëndron e përhershme mjegulla.Sjellim argumentat.”Guri me qiell” ka afërsi me shpellën e banuar të Lipes.Ka afërsi me një gur tjetër ,që quhet guri i qytetit i shpallur i veçantë,por i pashpallur ende si monument.Ky fenomen i çuditshëm natyre,nga të dhënat e gërmuara quhet një objekt i shenjtë,nga njerëzit e kohëve të hershme,që i ka shërbyer në ritet pagane.Mosha as nuk njihet edhe as nuk është identifikuar.Ky monument natyre i rrallë në asnjë vend tjetër nuk gjëndet me formën origjinale.
Ndërtimi Nr 3
Me mëndje tërësisht të kthjelluar ky monument nuk është mbajtur anonim nga vëndasit.
1-Emërtohet :”Sofra e Zotit”.Saktësimet i ka bërë specialisti i monumenteve në Vlorë.Por vëndasit më japin edhe këto fakte:Një çoban është strehuar aty në një mot me lloh dhe e ka vrarë vetëtima.Guri me qiell ka përmasa të një dhoma më thotë një vëndas.Në afërsi të gurit me qiell,ka disa vende të tjera që kanë emërtime të veçanta ku mendohet janë kryer rituale.
2-Në afërsi të gurit me qiell ndodhet :”Lëmi i lejlerëve”.Vend i shenjtë për vëndasit.Është përdorur nga vendasit në periudhën pellazge,quhen :”pjella e bardhë”.
3-Në afërsi të gurit me qiell,ndodhet hijerëndë mali i Bogonicës.Ky emërtim i shqipëruar do të thotë:”Vendi I Zotit”.Por vetëm një vijë ajërore të heqim do të zbresim tek emërtimi:”Qafa e Elimit”,për elimët,këtu janë sjellur argumenta nga F.M.Rrapaj,studjues në shtypin periodik.
Përse vallë vëndasit i kanë dhënë këtë emërtim :Sofra e Zotit” dhe malit ca më tej “Vendi i Zotit”?Cila sofër është shtruar atje dhe me ç’farë është shtruar?.Përse qënka vendi i Zotit,cila mrekulli ka ngjarë këtu?Mos vall ,madhështia e tij,pozicionimi,pesha impresionimi!Mos vall është një çudi qiellore!Bota,në fund të fundit,ç’të mund të jetë,përveçse krijesë e shpallur e Perëndisë.Njerëzimi ka kërkuar të gjejë Perëndinë.Ka ngritur vepra të larta monumentale,që të identifikojnë Perëndinë.Ka gjetur kështu një mënyrë të vetëm për tiu falur asaj fuqie misterioze të thellësuar të shpirtit.Asnjëherë,ai se ka kuptuar se ku gjëndej Perëndia.”Mos kërkoni Perëndinë-shprehet poeti panteist Naim Frashëri,nëpër mur’ e nëpër gur/Po shihni mirë njerëzinë.Zemrën e njeriut në jetë/Është vendi i Perëndisë/Është atje Zot i vërtetë…..