‘Sofra e Zotit’, një ‘dolmen’ i jashtëzakonshëm për nga përmasat dhe njëkohësisht më i madhi në Ballkan

5000 vite më parë, banorët e lashtë që gjallonin këtë krahinë ndërtuan këtë strukturë prej gurësh masivë, e cila edhe sot rrethohet nga legjendat e gojëdhënat!
“Sofra e Zotit”, një “dolmen” i jashtëzakonshëm për nga përmasat dhe njëkohësisht më i madhi në Ballkan, qëndron madhështor në majën e Lipes mbi fshatin Vranisht, nga ku vështrohet e gjithë rrjedha gjarpëruese e Lumit të Vlorës!⛰
🌸Me ardhjen e pranverës, kur natyra ripërtërihet dhe vishet plot me ngjyra, ky monument lidhet pazgjidhshmërisht me kultet pagane dhe ciklet stinore që popullsitë e lashta adhuronin!
Dhe me anë të kësaj pamje të mrekullueshme, ju uroj një stinë pranverore të mbarë dhe të shëndetshme, plot freski dhe paqe në mendjen e shpirtin e gjithësecilit!🙏

Loading...