Sokol Balla largohet nga Vizion Plus.
Ashtu sic pritej, gazetari Balla u prezantua zyrtarisht nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenebelliu i cili pasi e njohu me stafin dhe infrastrukturën e televizionit News24, u shpreh i bindur se bordi drejtues ka marrë vendimin e duhur për të bërë pjesë te ekipit gazetarin Sokol Balla, i cili do të drejtojë emisionin kryesor politik.
“Me News24 kemi marrë nje nga drejtuesit më me emër dhe një drejtues me rëndësi të dy televizioneve kombëtare.
Kam besim që stafi drejtues dhe unë kemi bërë zgjedhjen më të mirë me Sokol Ballën, i cili do të ketë drejtimin e emisionit politik”, tha Irfan Hysenbelliu.
“Për mua është një farë rikthimi në News24 pas shumë vitesh por tashmë televizon me dimension dhe parametra të reja të dimensioneve kombëtare dhe mbarëkombëtare, burim informacioni për shumicën e shqiptarëve dhe televizion që konkuron denjësisht me tv gjeneraliste në treg, besoj që “Real Story” do të jetë në vazhdën e emisioneve të mëparshme të suksesshme në këtë tv, besoj që do ta cojmë një hap më tutje”, tha Sokol Balla.
Mediat e kane komentuar afrimin e Balles ne News 24 dhe alrgimin nga televizion te Ylli Rakipit e Adi Krates si nje flirt te pronarit te ketyre mediave me qeverine Rama.