Sokol Cikalleshi i merr zemrën turqëve, emri tij në formacionin më të mirë të javës së 26-të në Superligë

Fitoret që po i jep skuadrës dhe golat spektakolare kanë bërë që Sokol Cikalleshi të jetë një nga futbollistët më të përmendur në Turqi, ditët e fundit. Kujtojmë se ai shënoi dy gola në ndeshjen e fundit të Konyaspor dhe ia dha fitoren dhe përmbysi rezultatin kundër Yeni Malatyaspor.
Nga kjo, sulmuesi i kombëtares Shqiptare është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës së 26-të në Superligën turke.

Gjithashtu Cikalleshi është lojtari i vlerësuar me notën më të lartë, 8.6, nga Sofascore. Sulmuesi këtë sezon ka shënuar vetëm tre gola, por shpesh është parë të luajë në krah dhe ka qenë larg portave të kundërshtarëve.

Loading...