Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e “Eurovision Song Contest 2021”.
Festivali më i madh i këngës, në kontinentin europian, do të transmetohet ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë, në orën 21:00.
Garën do ta hapë Qipro dhe menjëherë më pas, performon Anxhela Peristeri, që përfaqëson këtë vit vendin tonë, me këngën “Karma”. 17 vende garojnë për çmimin e madh.
Sondazhet për finalen “Eurosong 2021″, producenti i njohur
Ndërkohë, në faqen zyrtare të Eurosong-ut janë publikuar disa sondazhe nga artistë të ndryshëm, si dhe poll-et nga publiku.
Brian Malouf, nja nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez and Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore ka dëgjuar të gjithë finalistët e dhe ka dhënë vlerësimin e tij profesional. TOP 10-shen e tij e kryeson Shqipëria. “Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua. Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocelli. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, shkruan Malouf për “Karma”.
Sondazhet për finalen “Eurosong 2021″, producenti i njohur
Ndërsa, Zvicrën, që përfaqësohet nga këngëtari shqiptar, Gjon Tear me këngën “Tout l’Univers” e vendos në vendin e tretë. “Melodi shumë aventureske, kënduar nga një tenor i bukur, ‘felsetto’ e fortë”, shkruan producenti.
Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojë sonte, në numrin e shtetit ku ndodhen, me kodin 02, në momentin që fillon votimi, që do të njoftohet gjatë spektaklit dhe numrat e telefonave do t’ju shfaqen në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 heë.