Sonila Meço: “Në Shqipëri ky parlament nuk është kushtetues, nuk është i aftë të marrë vendime, maksimumi mund të na çojë në mbretëri”

Gazetarja Sonila Meço, e ftuar në emisionin “360 Gradë”, në Ora News, është shprehur se Parlamenti në Shqipëri nuk është kushtetues dhe sipas saj, e vetmja zgjidhje për situtën në të cilën ndodhet vendi janë zgjedhjet.

Sipas gazetares, parlamenti aktual është monist.

“Në Shqipëri ky parlament nuk është kushtetues, nuk është i aftë të marrë vendime, maksimumi mund të na çojë në mbretëri.
Unë nuk e di nëse ky kod zgjedhor apo ai kod i ri që do të vijë do ta ndali vjedhjen e zgjedhjeve. Jam e habitur, nuk e di nëse kjo reformë zgjedhore ka për ta ndryshuar ndonjëherë.

Këtë klasë politike mund ta ndryshosh me zgjedhje dhe me këtë kod se nuk është i keq. Bëj zgjedhje, bëje parlamentin pluralist se jemi ende në një parlament monist, je akoma në një vend me pushtet lokal monist, bëje pluralist dhe me këto dhe ajo klasë që do dalë le të ulet të bëjë reformën”, deklaroi Meço.

Loading...