Një superhënë do të ndriçojë qiellin këtë të dielë.
Hëna do të jetë në formën e saj më të plotë në orën 2.48 minuta të mbrëmjes së të dielës, thotë NASA. Kjo do të jetë superhëna e parë e këtij muaji, ç’ka do të thotë që hëna është shumë pranë tokës ndaj edhe duket më e madhe dhe më e shndritshme në qiell.
Superhëna është e katërta më e shndritshmja e 2021, sipas Earth Sky. Tipike për një vit normal, 2021-shi do të ketë gjithsej 12 hëna të plota. Vitin e kaluar pati 13 hëna të plota, dy prej të cilave në tetor. Hëna tjetër e plotë, ose siç njihet hëna rozë, pritet të shihet më 26 prill. Ndërkohë që ky vit do të jetë i mbushur edhe me shumë fenomene të tjera të këndshme qiellore. Një shi meteorësh, Lyrids, do të shihet në prill, me kulmin që do të shihet mbrëmjen e 22 prillit në hemisferën veriore. “Eta aquariids” do të pasojnë në maj ndërsa në korrik do të shihen “delta Aquariids”. Ndërsa shiu i meteorëve “Perseid”, më popullori i vitit do të kulmojë mes 11 dhe 12 gushtit në hemisferën veriore.
Këtë vit do të ketë dy eklipse të diellit dhe dy eklipse të hënës. Një eklips i plotë i hënës do të ndodhë më 26 maj, eklipsi i parë i diellit ndërkohë do të regjistrohet më 10 qershor. Në 19 nëntor do të ketë një eklips të pjesshëm të hënës dhe viti mbyllet me një eklips të plotë të diellit më 4 dhjetor.