Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Sophia Loren vlerësohet si një nga aktoret më të mira të vitit 2020

Edhe pas 70 vjetësh, Sophia Loren mbretëron ende si një diva, sipas “New York Times”, që e ka përfshirë aktoren italiane 86-vjeçare në mesin e 20 yjeve më të mirë të vitit 2020, për interpretimin e Madame Rosa-s në filmin “Jeta para vetes”, me regji të djalit të saj Carlo Ponti.

“Sophia Loren, një yll filmash që kur ishte adoleshente, ka ende gjithçka që e ka bërë atë prej kaq shumë vite mbretëreshë ikonë të kinemasë italiane”, thekson e përditshmja amerikane.
Sipas NYT, ajo është madhështore si kurrë më parë, por gjithashtu popullore në thelb, një perëndeshë e ekranit, domeni i së cilës ka qenë gjithmonë bota e njerëzve të thjeshtë.

Loren nuk është ndër përfaqësuesit e vetëm të kinemasë italiane, që ka hyrë në 20 vendet e para, Luca Marinelli është gjithashtu në listë me “Martin Eden” të Pietro Marcello-s.

Loading...