Soreca dhe Reforma në Drejtësi si ‘Aventurë Unike’

Nga Besnik Muci (*)
“Reforma në Drejtësi ka qënë një Aventurë Unike”- tha me gojën plot dhe me një “pafajësi unike” mbrënë në televizionin “euro news ALBANIA” përfaqësuesini Bashkimit Europian në Shqipëri z. Luigi Soreca.

Po cili është kuptimi i fjalës “Aventurë”? Sipas fjalorit të Gjuhës Shqipe: ndodhi e rastit në jetën e dikujt, me të papritura e rreziqe, keq veprim i pamenduar, pa llogaritur rrethanat, forcat, pasojat. Kuptimi i fjalës “Unik”: që është një i vetëm, që takohet shumë rrallë.
Pra Zoti Soreca e përkufizoi Reformën në Drejtësi si një ndodhi të rastit, një keq veprim i pamenduar, pa llogaritur pasojat dhe që është e pamundur ta hasësh në një vend tjetër.

Një etiketim dhe përkufizim kaq të saktë dhe objektiv nuk do mund ta jepte as edhe kundërshtari apo armiku më i madh i kësaj Reforme. Tek te Emisioni i Z. Arjan Çani, do ishte goditje dhe …Një BIG UP TË MADHE do e meritonte. Por pas çdo sjellje apo thënie ka një POR…dhe në këtë rast kur mendon që Bashkimi Europian ka qënë nismëtari, financuesi, luftëtari dhe flamurtari i Reformës në Drejtësi kjo thenie e Z. Soreca më kujton Shvejkun që thoshte shpesh “Çmë duhet mua se çfarë bëj unë”.

Në fakt pavarësisht pozicionit politik që ka Z. Soreca nënkoshieca e tij profesionale, e një Juristi formuar në një prej shkollave të mira të së Drejtës Kontinentale, si shkolla Italiane, në mënyrë të natyrshme bën analizë dhe del në një konkluzon të tillë.

Pyetjes shumë të “thellë” të gazetares “…nëse duhen lehtësuar disi kriteret…”, pra a duhet shkelur pak Kushtetuta dhe Ligji tani e me vonë, Soreca me qetësi olimpike iu përgjigj se po, por “…duhet parë në një fazë të dytë, tani përparësi e vërtetë është ngritja e institucioneve, përparësi numur një Gjykata Kushtetuese…”. Nuk është e qartë se çfarë kupton dhe çfarë faze ka parasysh Ambasadori i BE me shprehjen e mësipërme kur tashmë procesi i vetingut po i afrohet gjysmës dhe Institucionet “e reja” pothuajse janë krijuar. Ndoshta mendon se tani që Drejtësia e Re po triumfon nuk na nevojiten më kritere të forta.

Dhe së fundi intervista mbyllet me një “perlë” : “…numri i të larguarve është tejet i lartë për të thënë se nuk ka qënë e nevojshme…”. Ambasadori nënvizon dy të vërteta të mëdha dhe të hidhura të reformës. Që numri i të larguare është “…tejet i lartë…”. Kjo mund të ketë ardhur edhe objektivisht si rezultat i kësaj “…ndodhie të rastit, të pamenduar dhe pa llogaritur pasojat…”. Pra vendosja e kritereve shume të forta dhe zbatimi me skrupulozitet i tyre ka sjellë largimin nga sistemi të shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por e vërteta e dytë “…largime të panevojshme…” është trishtuese, jo vetëm për të larguarit, por për gjithë shqiptarët. Lindin disa pyetje për Ambasadorin pse është lejuar që të bëhen largime të tilla, sa ka qënë numri i largimeve të panevojshme dhe cilat janë këta të larguar të panevojshëm?

Kjo inervistë në të vërtetë, me vullnetin ose jo të z. Ambasador, zbuloi disa të vërteta të mëdha dhe trishtuese të Reformës sonë në Drejtësi. Këto të vërteta çdo politikan, jurist, analist apo qytetar shqiptar duhet ti shqyrtojë me vëmendje dhe të brengosët. Jo për fatin individual të disa dhjetra apo qindra shqiptarëve që kishin zgjedhur që ndërtonin jetën e tyre në Shqipëri duke punuar në sistemin e drejtësisë, por për fatin e Shqipërisë, Atdheut tonë të dashur, për të mos lejuar që të vazhdojë të ngelët një kopësht eksperimental për këdo që, ndoshta me vullnetin e mirë, dëshiron të bëjë “kërkime shkencore” ose të provojë “…aventura unike…”, por njëkohësisht edhe një vend ku armiqtë tanë mund të bëjnë çfarë dhe si të duan.
(*) Besnik Muci eshte aktualisht avokat, ish-anetar i gjykates Kushtetuese, ish-prokuror i Krimeve te Renda

Loading...