Soreca për negociatat: Nuk ka kohë për të humbur

Lidhur me konferencën e ditës së sotme të komisionerit Hahn, i cili u shpreh se Shqipërisë mund ti hapën negociatat në tetor ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca.

Në status Soreca shprehet se rruga drejtë BE do të hapet nëse nis dialogu i brendshëm

“KE ka riafirmuar sot përkushtimin e saj për të përmirësuar #ËBs dhe për #Albania 🇦🇱. 

Në pikëpamje të tetorit të ardhshëm “vendim i qartë dhe substancial” nga Këshilli, tani është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, në veçanti në #justicereform.

Dhe për të rinisur urgjentisht një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike, për të siguruar që #Albania të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në #EU dhe të shkojë në hapin e ardhshëm. Nuk ka kohë për të humbur.”-shkruan Soreca në Twitter.

Loading...