Sot 6 vite pa Artan Santon, bankieri shqiptar

Sot mbushen 6 vite nga vr asja e bankierit Artan Santo.

Më 26 qershor të vitit 2014 Tirana dhe e gjithë Shqipëria u tr ondit nga vr asja e një prej biznesmenëve më të fuqishëm të vendit, Artan Santo. Por ndonëse kanë kaluar tre vite ende nuk dihet KUSH e vr au dhe PSE?!!

NGJARJA: Artan Santo u që llua me a rmë nga dy persona me motor pranë hyrjes së bankës “Credins”, e themeluar prej tij në vitin 2001. Ndonëse ekze kutimi u krye në zonën më të populluar të kryeqytetit, ish-Bllok, e monitoruar nga kamera të shumta dhe oficerë të policisë, vr asësit arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes dhe sot nuk ka asnjë të dhënë për ta, të paktën zyrtarisht.

MOTIVET MISTER: Arsyet e vr asjes së babait të dy fëmijëve mbeten ende të panjohura. Ministri i Brendshëm i asokohe Saimir Tahiri do të deklaronte kohë më parë se policia ishte pranë zbardhjes së ngjarjes, por ende sot nuk ka asgjë më shumë se kjo deklaratë.

KUSH ISHTE ARTAN SANTO: Biznesmeni Artan Santo nga viti 2009 deri në 2014 njihej edhe si aksionier në dy grupe mediatike, fillimisht Televizion Scan me përmbajtje kryesisht ekonomike dhe më pas në 2011, grupi mediatik informativ i News 24, me Gazetën Shqiptare, Radio Rash dhe Balkanweb të cilët nga viti 2011 u bënë pronë e kompanisë shqiptare Focus Group SHPK, e themeluar nga Artan Santo dhe Irfan Hysenbelliu.

Loading...