Sot, dita e mësuesit! Historia e mësueses që luftoi së bashku me nxënësit

26 festa “7 Marsi” nuk janë shumë në karrierën e një mësueseje, por për Majlinda Kormidhën, mësuesen nga Elbasani, janë shumë emocionet dhe mbështetja e marrë nga nxënësit përgjatë rrugës së saj.

Teksa diagnostikohej me një së mundje të rë ndë, mësuesja e matematikës do të lu ftonte me mbështetjen e nxënësve të saj, për ta zgjidhur më së miri ekuacionin e jetës.

Por si ka ndryshuar “7 Marsi” ndër vite dhe po ashtu edhe figura e mësuesit?

Sfida e një mësuesi është që nxënësit të duan lëndën, për matematikën sfida dyfishohet.

Por duket se Majlinda ka gjetur çelësin e artë përderisa nxënësit ndër vite vrapojnë për ta përqafuar nëpër korridore në “7 Marsin” e saj të 26-të.

Loading...