Meteoalb ben me dije se temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -9ºC deri në 02ºC, në zonat e ulëta nga -3ºC në 08ºC dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 10ºC.
Era do të fryje në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -11ºC deri në 02ºC dhe në zonat e ulëta nga -5ºC në 03ºC.
Loading...