Sot dita më e trishtë e vitit

Nëse doni një arsye më shumë për të justifikuar mjerimin këtë janar, ja ku është. Kjo e hënë është zyrtarisht dita më depresive e të gjithë vitit.

E quajtur “E hëna blu”, ajo mendohet se është një nga ditët kur njerëzit janë më të trishtuar dhe më pesimistë se çdo ditë tjetër të vitit. Ndërsa flitet për të prej disa vitesh, “e hëna blu” është më shumë sesa thjesht një “hashtag”: është rezultat i një formule aktuale të menduar mirë nga një psikolog.

“E hëna blu” supozohet se është dita më monotone, më e mërzitshme dhe më e mjerueshme e vitit. Sipas formulës, “e hëna blu” bie në të hënën e tretë pas Vitit të Ri. Këtë vit, “e hëna blu” është kjo e 21 janarit.

Formula merr parasysh variable të ndryshme, si për shembull kushtet e motit, borxhet, kalimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si dhe nivelet përgjithësisht të ulëta të motivimit.

Ngjyrat e Krishtlindjes dhe ekzaltimi i hyrjes në një Vit të Ri janë zëvendësuar tashmë nga mëngjeset e hershme, moti gri dhe sfidat e reja, diçka që bën që shumëkush të stërmundohet për të mbetur produktiv dhe pozitiv.

Ditët bëhen më të shkurtra e më të errëta, ndërsa zgjimi më i hershëm. Energjia nis e mungon, por të gjitha këto janë të kapërcyeshme.

Studiuesit pranojnë se nuk ka asnjë të vërtetë shkencore tek “e hëna blu”, por sidoqoftë bëhet fjalë për një akumulim faktorësh të jashtëm, të ndryshëm, në janar, që lehtësisht prekin edhe humorin.

Por, për të evituar përjetimin e “të hënës blu” ka edhe disa këshilla: Vendosni në tryezë shumë perime, qëndroni aktivë, bëni shëtitje në natyrë, mos refuzoni marrëdhëniet seksuale dhe merrni sa më shumë vitaminë D./tch

Loading...