Sot dy vite nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit të 2019-ës

Sot mbushen dy vite nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit 2019. Nga tërmeti me magnitudë 6.4 shkallë të shkallës rihter fatkeqësisht humbë jetën 51 persona, ndërsa u plagosën mbi 3 mijë të tjerë. qindra të tjerë. Shumë familje humbën banesat, bizneset, të cilat u kthyen në rrënoja, ndërsa ende shumë prej tyre vijojnë që të qëndrojnë nëpër çadra.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, ndërsa nga lëkundjet u prekën 11 bashki, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë e të populluarat si Tirana dhe Durrësi.

Padyshim që pasojat u ndjenë në shumë bashki; Shijak, Krujë, Kamëz, Kavajë, Kurbin, Lezhë, Rrogozhinë dhe Mirditë. Dëmet më të mëdha u regjistruan në Kodër-Thumanë, ku u shemb një pallat 5 katësh, ndërkohë që dëme të mëdha përjetoi edhe Laçi.

Kujtojmë se 300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për t’iu ardhur në ndihmë për strehim rreth 1,000 personave. Aktualisht vijon procesi i rindërtimit në shumë bashki, ndërsa ka familje që kanë hyrë në banesat e tyre të reja si dhe shumë të tjera që pritet të futen këto ditë, duke shpresuar për një jetë të re.

Loading...