Gjithçka nisi nga piktori amerikan Harvey Ball, i cili në lidhje me një fushatë reklame më 1963 krijoi “smile-n” e mirënjohur dhe shumë të përdorur – fytyrën e vogël të buzëqeshur me ngjyrë të verdhë.
Gjatë viteve simboli u popullarizua në mbarë botën. Harvej Ball vendosi të bëjë më shumë, duke shpallur se të paktën në ditë të vitit njerëzit duhet ta mbajnë buzën në gaz. Kështu prej 1999-ës çdo e premte e parë e muajit tetot festohet dita, kur duhet t’i bëjmë më shumë njerëz të buzëqeshur.
Kjo është dita, e cila na kujton se sa shumë gjëra mund të arrijmë duke buzëqeshur. Nëse ju duhen disa arsye për të buzëqeshur, më poshtë gjeni nëntë të tilla:
1. Buzëqeshja ndihmon për të forcuar vetëbesimin tonë.
2. Një buzëqeshje e vërtetë dërgon një mesazh shumë të qartë: “ndihem mirë dhe unë jam i gatshëm për të bashkëpunuar”.
3. Kur ne e kuptojmë se kemi bërë diçka të gabuar ose të pamjaftueshme, spontanisht shohin të tjerët duke buzëqeshur, si një mënyrë për të kërkuar falje.
4. Qeshni për të minimizuar dhimbjen.
5. Qeshni për t’u dukur mirë në pasqyrë.
6 .E qeshura forcon zemrën.
7. Buzëqeshja është një mjet i fuqishëm i komunikimit, një magnet për të tërhequr njerëzit.
8. E qeshura përmirëson humorin.
9. Qeshni për të forcuar sistemin imunitar.