Sot është Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, e atyre që janë njerëzit më të afërt me pacientët.
Sot më shumë se kurrë është dita e tyre, pasi janë në frontin e parë të “luftës” me COVID-19, duke lënë familjet për shumë muaj pa i takuar dhe duke rrezikuar shëndetin e tyre, për të qenë afër pacientëve që kanë nevojë për shërbim.
Kryeministri Rama i ka uruar infermierët me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se infermierët na mësuan se hero të bën sakrifica.
“MIRËMËNGJES. Kurrë s’ ka qenë kaq ndërkombëtare dita e tyre! Infermierët që kemi parë me sy të trishtuar, me vragat në fytyrë prej turneve të gjata si luftëtarët e pamposhtur me Covid-19, na mësuan se hero të bën sakrifica. Mirënjohje çdo infermieri në Shqipëri. #RESPEKT”, shkruan Rama.