Sot në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë masive para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës. Madje dje dera e Kryeministrisë u blindua me veshje metalike.
Ndërkohë, këtë mëngjes në kryeministri është parë duke u futur edhe zv. kryeministri Arben Ahmetaj.
Kujtojmë se sot në Tiranë do të zhvillohet protesta e katërt kundër rritjes së çmimit të naftës.
Përgjatë këtyre ditëve Shqipëria është ngritur në protestë duke kundërshtuar rritjet e çmimeve dhe duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë.
Në shumë qytete janë bllokuar rrugët në shenjë revolte, ndërsa ka pasur edhe përplasje me policinë dhe shoqërime të shumta.
Loading...