Sot festa e Pashkëve/ Edi Rama uron besimtarët

Sot është Festa e Shenjtë e Pashkëve, ndaj edhe Kryeministri Rama ka vendosur të urojë qytetarët shqiptarë me anë të një video.

“Pashkë të Gëzuar”, shkruan Rama krahas videos së publikuar.

Festa e Shenjtë e Pashkëve do të festohet në një situatë jo të mirë, si pasojë e koronavirusit.

Besimtarët katolikë dhe ungjillorë do të jenë të detyruar të kufizojnë lëvizjet dhe të mos ketë grumbullime për të festuar, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo për shkak të masave të marra nga qeveria, pasi ditën e sotme nuk lejohet asnjë lëvizje, ndërkohë që edhe të gjitha bizneset janë mbyllur.

Duke filluar nga dita e nesërme do të ketë më shumë liri në lëvizjen e qytetarëve, pasi fasha orare do të jetë 05:00-17:30, ndërsa leja e daljes do të jetë për 90 minuta.

Loading...