Sot hapen të gjithë kufijtë tokësorë, çerdhet, kopshtet dhe plazhet/ S’ka më orare për lëvizjen

Sot hyjnë në fuqi të gjithë masat lehtësusese për COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se nga sot nuk do të ketë më asnjë kufizim në lëvizje. Kështu nuk do të ketë më zona të gjelbërta apo të kuqe.

Ndërkohë, sot hapen çerdhet, kopshtet për fëmijë, parqet dhe këndet e lojrave. Edhe kufijtë tokësorë do të hapen dhe është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritete shëndetësore.

Një tjetër lajm i mirë është se sot hapen plazhet për strukturat akomoduese, ndërsa nga 6 qershori hapen plazhet për të gjithë qytetarët. Sakaq, është hapur kampioni i futbollit, por pa spektatorë. Sa i përket dasmave, ato do të lejohen të zhvillohen, por me një numër të vogël pjesëmarrësish. E njëjta masë është edhe për funeralet.

Por ende nuk ka një vendim se kur do të hapet transporti publik, e ndërsa është planifikuar që hapja e pishinave, teatrove, kinemave, e klubeve të natës, mbajtja e konferencave dhe tubimeve të bëhet pas 23 qeshorit.

Loading...