Sot hyjnë në fuqi masat anti- Covid në Kosovë, ja çfarë duhet të dini

Siç qeveria e Kosovës lajmëroi, nga dita e sotme do futen në fuqi të gjithë masat e reja anti- Covid, që do zgjasin 15 ditë. Kujtojmë se qeveria vendosi se të gjithë personat që do të futen në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, do duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit apo teste PCR/antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.

Sipas vendimit, kjo masë është edhe për shtetasit shqiptarë. Sipas informacioneve zyrtare, shumë qytetarë janë kthyer ditën e sotme nga pala kosovare në Morinë për shkak se nuk ishin të pajisur me test ose certifikatë vaksinimi. Ndryshe nga pala kosovare, në Shqipëri udhëtarët mund të hyjnë lirisht pasi vendi ynë nuk ka asnjë masë kufizuese. Kjo ka krijuar radhë të gjata në kufi dhe qytetarët thonë se nuk janë të informuar dhe presin që të bëhet ndonjë ndryshim nga pala kosovare.

Loading...