Kryeministri dhe Kryetari i PS Edi Rama pritet të mbledhë sot kryesinë e Partisë Socialiste.
Çështja kryesore është ngërçi politik që po përjeton dhe strategjia që do të ndjekë në vijim për të kapërcyer krizën, hapat e mëtejshëm.
E gjithë kjo në kushtet kur PS po përgatit të mbajë më 23 mars, Kongresin e saj.
Nuk jepen detaje të tjera nga axhenda e ditës, për t’ia lënë risitë dhe befasitë, me sa duket, Kongresit, ku natyrisht pritet të shpallet se cilët do të jenë kandidatët për kryebashkiakë.
Burime nga PS kanë bërë me dije se nuk pritet të ketë ndryshim nga strategjia e ndjekur deri më tani nga mazhoranca, për të vijuar plotësimin e vendeve vakante në Kuvend deri në shterimin e listave shumëemërore të partive për të krijuar një Kuvend sa më funksional me një opozitë të re