‘Sot në PD nuk vlerësohet puna por…’, Agron Shehaj bën deklaratën e fortë dhe del me premtimin e madh

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka bërë disa reagime të forta lidhur me PD. Ndër të tjera ai ka bërë me dije se sot në PD nuk vlerësohet puna, por vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër.
Ai thotë se nëse merr drejtimin e PD-së, do të ketë mundësi për të gjithë, përmes punës dhe konkurrencës së ndershme.
PD duhet të tërheqë njerëzit më të zotë dhe më të mirë që të bëhet #PartiaQeFiton. Por ata nuk bëhen pjesë nëse në PD nuk vlerësohet puna dhe aftësia. Sot, në PD nuk vlerësohet puna, vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër. Me mua në PD do të ketë mundësi për të gjithë dhe karrierë të hapur për të gjithë, përmes punës dhe konkurrencës së ndershme”, shkruan Shehaj.

Loading...