Sot ne Rinas a.rrestohet “Pablo Eskobari” kinez, lord i eurove

80 mijë euro, 2900 jen kinez, si dhe 76.000 lekë të padeklaruara, si edhe një shtetas i huaj i a.rrestuar, është ky rezultati i operacionit të policisë kufitare të ndërmarrë mëngjesin e sotëm në Rinas.

Policia Kufitare e Rinasit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave të përbashkët me Degën e Doganës Rinas, kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta në pasagjerët e linjave ajrore me qëllim parandalimin dhe g.oditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë shtetasi kinez J. L., 43 vjeç, lindur në Kinë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë (me leje qendrimi), të cilit gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup ju gjetën dhe s.ekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 mijë euro, 76.000 lekë dhe 2900 jen kinez. Gjatë kontrollit 43 vjecarit iu s.ekuestruan edhe 9 steka paketash cigare pa pullë fiskale.

Në përfundim të veprimeve 43 vjecari u a.rrestua në flagrancë për veprat p.enale “K.ontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar 179/a i Kodit Penal.

Sipas policisë gjatë vitit 2018 janë evidentuar dhe goditur 13 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi.

Loading...