Unë nuk jam më i pasuri, më i zgjuari, më i talentuari në botë, por kam arritur sepse jam i pandalshëm dhe nuk heq dorë lehtë, kështu në vetëm një fjali Sylvester Stallone përshkruan pothuajse tërë jetën e tij, transmeton Reporteri.net.
Që nga fëmijëria, ai luftoi me komplekset, pjesën e majtë të fytyrës e kishte të paralizuar dhe me vështirësi fliste, por ai gjithmonë përpiqej të realizonte ëndrrat e tij me çdo kusht.
Në adoleshencë Stallonte kishte vështirësi në kontrollimin e sjelljes së tij problematike.
Ai ishte përjashtuar madje nga 14 shkolla.
Në të njëzetat e hershme ai jetoi në një varfëri të tillë saqë nga dëshpërimi u detyrua ta pranonte një rol në një film erotik.
Në një moment situata ishte aq e keqe saqë ai i vodhi bizhuteritë e gruas së tij dhe i shiti. Për të shkuar edhe më keq përfundoi si i pastrehë. Ai u detyrua të flejë në stacionin e autobusëve të Nju Jorkut për tre ditë, nuk mund të paguante qiranë apo të blinte ushqime.
Momenti më i keq në jetën e tij ishte kur u detyrua shiste qenin e tij për 25 dollarë për shkak se nuk kishte para për ta ushqyer.
Dy javë më vonë ai pa një ndeshje boksi midis Mohammed Ali dhe Chuck Wepner, dhe kjo e frymëzoi atë për të shkruar skenarin e filmit të famshëm ‘Rocky’. Ai shkroi skenarin për 20 orë! U përpoq ta shiste atë dhe mori 125.000 dollarë për të. Por kishte një kërkesë. Dëshironte të luante rolin kryesor në film. Ai donte të ishte Rocky. Por studio tha JO. Ata nuk e dëshironin atë.
I thanë se dukej shumë qesharak. Ai u largua së bashku me skenarin e tij. Disa javë më vonë, ata i ofruan atij 250,000 dollarë për skenarin.
Stallone nuk pranoi. Ata i ofruan atij 350,000 dollarë. Ai përsëri nuk pranoi.
Ata donin filmin e tij. Por nuk e donin atë. Stallone tha se nuk mund ta bëjë. Ai duhej të ishte në këtë film.
Pas një kohe, studioja u pajtua, i dha atij 35,000 dollarë për skenarin dhe e lejoi atë kishte rolin kryesor në film. Pjesa tjetër është histori!
Filmi fitoi tre Çmime Oscar për filmin më të mirë, skenarin më të mirë dhe përshtatjen më të mirë. Ai u propozua edhe për aktorin më të mirë!
Sipas Institutit Amerikan të Filmit, “Rocky” renditet filmi i katërt më frymëzues i të gjitha kohërave.
A e dini se çfarë bleu Stallone së pari kur mori paratë? Qenin që e shiti. Po, Stallone e donte qenin aq shumë saqë qëndroi afër dyqanit për tri ditë duke pritur njeriun tek i cili e kishte shitur. Ditën e tretë e pa atë të vijë me qenin e tij.
“U detyrova ta shesë atë për 40 dollarë, sepse unë nuk mund të blija ushqim për të, dhe pastaj ndodhi mrekullia; Shita skenarin për ‘ filmin Rocky’ dhe mund ta blija sërish qenin tim. Pronari i ri e dinte se sa i dëshpëruar isha për ta kthyer atë sërish, kështu që pagova rreth 15,000 dollarë, por ia vlejti çdo cent”, kështu Stallone kujton ditët më të këqija me qenin e tij të famshëm nga filmi.
Sot, i njëjti Stallone, i cili flinte në rrugë dhe shiti qenin e tij sepse nuk mund ta ushqente, është një nga yjet më të mëdhenj të filmave që bota ka parë. /Reporteri.net