Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në një fjalim të mbajtur sot në Kuvend tha se shteti ka qenë në këmbë, së bashku me policinë dhe mijëra punëtorë të tjerë në terren, duke reaguar siç duhet ndaj stuhisë së borës që ka goditur së fundmi vendin.
Pas akuzave të deputetes Rudina Hajdari, Balluku thotë se: “Shteti nuk ka flota borëpastrueses, shtetet ka kontrata mirëmbajtje që funksionuan shumë mirë. Kemi pasur stuhi dëbore. Besoj se do ishte mirë që të kishin dalë dhe të kishin ardhur në ato akse ku situata ka qenë aq e ngarkuar. Ka qenë policia e shtetit në këto 72 orë e cila nuk është larguar nga i gjithë territori, të gjitha skuadrat e mirëmbajtjes së Autoritetit Shqiptar kanë qenë në territor. Sot nuk kemi asnjë aks të bllokuar”.
Ministrja Balluku: Shqipëria siç e dini është goditur nga një valë e motit ekstrem, kemi parë borë edh enë Portin e Durrësit siç nuk ka ndodhur më parë. Ka pasur një reagim të menjëhershëm të shtetit dhe fatkeqësisht kemi vënë re se kjo çështje, një situatë që ka ndodhur në të gjithë Europën ku ka qenë një situatë më e rëndë, është kthyer në një debat politike, ku fatkeqësisht Të gjithë kanë ekspertizë mbi hapjen e akseve. Dëgjova sot që shteti duhet të ketë flotë borëpastruesesh. Shteti nuk ka flota borëpastrueses, shtetet ka kontrata mirëmbajtje që funksionuan shumë mirë.
Kemi pasur stuhi dëbore. Besoj se do ishte mirë që të kishin dalë dhe të kishin ardhur në ato akse ku situata ka qenë aq e ngarkuar. Ka qenë policia e shtetit në këto 72 orë e cila nuk është larguar nga i gjithë territori, të gjitha skuadrat e mirëmbajtjes së Autoritetit Shqiptar kanë qenë në territor. Sot nuk kemi asnjë aks të bllokuar.
Kemi qenë në kontakt të plotë me të gjithë qytetarët, jemi munduar të reduktojmë kohën për të hapur këto raste. 480 mjete kanë qenë në të gjithë territorin. Nuk i kemi kërkuar privatëve të na japin borëpastruese sepse nuk ka qenë e nevojshme. Jemi mbështetur të FA, kanë qenë aty për të ndihmuar qytetarët me ndihmat e para. Shteti ka funksionuar, e kuptoj që në çdo moment politikës i kërkohet argument për të goditur qeverinë por janë disa raste që ngjan shumë e ulët.
Përsa i përket furnizimit me energji. Dje në orën 07:00 ka enë piku i problematikës që kemi pasur në zonat malore. Pavarësisht kësaj situate dhe motit ekstrem dje në 07:00 të mëngjesi kemi pasur vetëm 60 mijë abonent pa energji elektrike, që në orët e më pasme u ulën në 30 mijë dhe tani janë edhe më pak.
Mund të bëhet punë me e mirë, nuk ka perfeksion. Ne jemi mobilizuar në të gjitha njësitë administrative, janë mobilizuar mbi 480 mjete, 37 kontratat e mirëmbajtjes kanë qenë funksionale. Kemi pasur mbi 1000 punonjës në të gjithë territorin të cilët janë kujdesur, Gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar. Nuk na ka mposhtur as tërmeti, as pandemia dhe as stuhia.
Akset janë të hapura, të gjithë kanë qenë në krye të detyrës. Çka është e rëndësishme për qytetarët është që duhet të kuptojnë që duhet të respektojnë rregullat. Të shikohet me pozitiviete gjithë kjo situatë, respekt për punën e qindra e mijëra burra e gra të cilët kanë qenë në terren këto ditë.
Kjo situatë do të jetë aktive deri të premten, emergjencat civile kanë një plane, kërkojmë vëmendje të plotë nga pushteti lokal dhe qytetarët.