Sot përcollëm në “Botën tjetër” Albanin 36 vjecar nga Tërbaçi i Vlorës. O Zot, o Perëndi ç’farë bëhet kështu !

Njoftim për ndarje nga jeta të banorit të Labërisë

Terbaciotë kudo që ndodheni: Sapo u kthyem nga vorrezat e Vlorës sot ne 30 Janar 2019. Diten e djeshme humbi jeten në mënyre aksidentale Alban Bashkim Gjinaj.

Sot atë e përcollëm në “botën tjeter”. O Zot, o Perëndi, c’përjetojmë !?

Alban Gjinaj lindi ne Tërbac ne 1983. Si shumë e shumë bashkëfshatarë u mundua të ndërtojë një jetë më të mirë. Për këtë mbas vitit 1990 mbaroi shkollimin bazë të filluar ne Terbac, mandej në Lushnje dhe ne Vlorë, ku u vendos familja. Punoi pas babait te tij, Bashkimit, emigroi jashte Shqiperise, krijoi te ardhura financiare me punë te ndershme dhe vetem me pune te ndershme.

Fjalepërcjellësi Zoti Xhevair Rrapoj, midis virtyteve që e karakterizuan Alban Gjinaj, permendi “Falë punës së tij, krijoi edhe familje dhe si rezultat punonte në një firmë, brenda Shqiperisë këto kohet e fundit, ku ne moshen 36 vjecare, duke punuar gjen vdekjen e parakohëshme, në mënyrë aksidentale. Ndarja e ketij djaloshi nga jeta preku familjaret, miqte e familjes Gjinaj dhe shokët e Albanit. Ata erdhen nga kudo ishin në percjelljen tuaj Alban Gjinaj”.

Ne emër të familjes time si dhe te Shoqatës Atdhetare Kulturore Tërbaci, dega Vlorë, që përfaqesoj, ju dergoj juvej prinderve te Alban Gjinaj, babait Bashkim e nënës Teuta, vellait dhe dy motrave, gjithë të afërme të familjes Gjinaj ngushëllimet tona per humbjen e parakohëshme të këtij biri të Tërbacit.

Shpirti iu prehte ne paqe

Lefter Beqiraj

Labërianews/Për të bërë njoftime të ndarjeve nga jeta dhe për të përkujtuar të afërmit që keni humbur në ditën e përvjetoreve të tyre  mund të na kontaktoni në E-mail:  labërianews@gmail.com ose në facebook: https://www.facebook.com/Laberianews/
Për njoftimet e ndarjes nga jeta mjafton të nisni këto të dhëna : Emri, Atësia, Mbiemri, Vendlindja, Vendbanimi, mosha, numri i fëmijëve, profesioni, shkaku i ndarjes nga jeta, vendi, data dhe ora e ceremonisë së përcjelljes, foto si dhe çdo informacion shtesë që dëshironi.
Për përkujtimore: Mund të nisni një dedikim me vargje, një shkrim, një poezi duke përfshirë të dhënat e mësipërme së bashku me foton përkatëse.

Loading...