Sot protestë kombëtare! Paralajmërimi: Qëndrojmë 24 orë në shesh nëse s’na plotësohen kërkesat

Qytetarët shqiptarë ngrihen sot në protestë kombëtare! Protesta kundër rritjes së çmimeve do të nisë në orën 11:00 para godinës së Kryeministrisë. Organizimi për këtë marshim ka nisur një javë më parë, me thirrje dhe shpërndarje të protestës në rrjetet sociale. Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj kërkesave të tyre, në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, duke bllokuar rrugën dhe protestuesit do të ulen në tokë.

Në rrjetet sociale është shpërndarë edhe posteri i protestës së sotme. Në foto ilustrohet faraon dhe skllevërit që mbajnë në shpinë gjithë abuzimet, ndërsa si moto përdoret termi: Marshojmë drejt Kryeministrisë!

Ditën e shtatët të protestës, qytetarët dhe studentët paralajmëruan se sot nuk do të largohen nga sheshi për 24 orë, nëse qeveria nuk plotëson kushtet e tyre. Qytetarët kërkojnë që të hiqet taksa e qarkullimit, pezullim i TVSH-së për produktet e shportës, ngritje të mazhit të fitimit për kompanitë e hidrokarbureve, paketë për qytetarët në nevojë dhe hetim për koncesionet dhe abuzimet në treg.

Kërkesat e plota:

1-Masa per uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marxhit të fitimit për përballimin e krizës dhe garantimin e qëndrueshmërisë së çmimeve:

2-Marrje e masave në formë të alternuar si: pezullim i taksës së qarkullimit dhe i taksës së karbonit, me qëllim afrimin e çmimit të karburantit me vendet e rajonit.

3-Zerim i përkohshëm i TVSH-së produkteve të shportës (dhe ulja në masen 10% në vijim) dhe mbikqyrje e periodike rigoroze e tregut për reflektimin përkatës në çmime.

4-Përcaktimi i përkohshëm i marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

5-Masa për mirefunksionin e tregut dhe në mbështetje të fondit për përballimin e krizës:

6-Pezullim i përkohshëm i a) Koncesionit të Markimit, b) Koncesionit të Skanimit dhe c) Koncesionit të Kontrollit të Pompave (bazuar në klauzolën “force major” në kontratën përkatëse dhe në mbrojtje të interesave publike), si dhe hetim e mbikqyrje ne vijimesi e operatoreve ekonomike te importit dhe tregtimit me shumice që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës, me qëllim pezullimin e perkohshem apo anullimin e tyre në favor të interesit publik.

7-Mbikqyrje dhe raportim periodik tremujor ne Kuvendin e Shqiperise nga Autoriteti i Konkurrencës së të gjithë perqendrimeve në treg dhe transparencë e plotë e zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomike sektoriale që vitin e mëparshëm kanë zotëruar/zoterojne mbi 25% të vlerës në sektorin përkatës, nga institucionet përgjegjëse.

8-Rishikim i buxhetit te shtetit për vitin 2022 për shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të administratës shtetërore.

9-Krijim me prioritet në kohë i një kompanie publike që të konkurojë në tregun privat të naftës dhe burime parësore të energjisë me perspektivë investimin në prodhim.

10-Masa mbështetëse dhe subvencionime: Përcaktimi dhe publikimi i përvitshem i minimumit jetik si baze për mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesëshme me minimumin jetik. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Qeveria reagoi ndaj ngritjeve abuzive të çmimeve dhe marrjes se masave. Brenda një jave janë shpallur 3 paketa antikrizë për disa sektorë të ndryshëm që u prekën nga kriza.

Loading...