Gjykata e Gjilanit sot pritet të shpallë vendimin në rastin e Erduan Banushit, zyrtarit të Policisë në Gjilan.
Ai po gjykohet për faktin se me veprimet e tij ka intervenuar në një tiketë kundërvajtëse me çka dyshohet se ka kryer veprën penale – falsifkim i dokumentit zyrtar.
Sipas aktakakuzës, e cila përfaqësohet nga prokurori i shtetit, Shaban Spahiu, thuhet se i pandehuri Erduan Banushi më datë 8 janar 2018 në stacionin policor në Gjilan, ka falsifikuar dokumentin zyrtar në atë mënyrë që ka ndryshuar të dhënat e tiketës – fletëparaqitjen e zyrtarit policor Skënder Dushica, përkitazi me një gjobë kundërvajtëse ndaj personit A.I., duke e shënuar në vend të nenit 188 siç ka qenë në tiketë, nenin 118 i cili parasheh sanksion me gjobë më të vogël për kundërvajtësin dhe për pasojë kundërvajtësi në vend që të paguajë dënimin e paraparë me gjobë prej 100 deri 300 euro, ka paguar 10 euro, përkatësisht 50 % të gjobës së paraparë prej 20 eurove. /Kallxo.com/