Aurela Kadriu
Sot të urrej vendi im,
Edhe nëse më parë kam thënë kështu
nga shpërthimi momental.
sot e kam tepër seriozisht.
Të urrej!
Të urrej dhe nuk gjej as nji fije bari
Ku të kapem që të të dua,
Sadopak!
Sot më ngjeth mishtë ti, vendi im.
Dhe sikur kjo shoqëri ta pranonte këtë nga një grua,
e të mos më damkosnin,
Do të t’i kisha sha krejt robët.
Pra, kisha bërtitë në kupë të qiellit
“VENDI IM, T’I QIFSHA ROBËT!”
sepse sot më vrave për së gjalli.
…dhe askujt nuk i bën përshtypje ajo punë.
Jam veç nji nga të vdekurit e gjallë që vriten çdo ditë.
Dhe disi, ende këmbëngulin.
Të vriten.
Çdo.
Ditë.
Të pshurrësha në lulëkuqe, vendi im.
prishtinë, 24 tetor, 2019.
Loading...