Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu reagoi pas urimit të liderit të PD, Lulzim Basha për besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, duke u takuar me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve.
Ai ironizoi Bashën, duke deklaruar se ka ngatërruar Bajramin me Sulltan Novruzin dhe dha një koment edhe për ata që i dolën në mbrojtje kryedemokratit.
“Demokratët po mbrojnë gafën e Bashës që shkoi tek Baba Mondi duke ngatërruar Fiter Bajramin me Sulltan Nevruzin me argumentin që edhe Bektashinjtë janë Musliman. Dy pyetje kam për këta injorant të sëmurë:
1- A mund të shkosh në kishë Ortodokse të urosh Pashkët Katolike sepse të krishtere janë të dyja kultet?
2- Në cilin vend të botës Bajrami falet në Teqe dhe jo në Xhami?”