SPAK dorëzon rekursin për ish-ministrin Saimir Tahiri, kërkon dënim dhe për trafik droge

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin ka dorëzuar sot rekursin në gjykatë për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin pasi kërkon dënim dhe për akuzën e trafikut të drogës, raporton gazetarja e Panorama Nikoleta Kovaçi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri për ‘shpërdorim detyre’. Dënim që nga gjykimi me procedurë të shkurtuar, arrinte në 8 vite burg.

Por Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, GJKKO e dënoi Tahirin me 3.4 vite burg.

Apeli i GJKKO e rrëzoi pezullimin e dënimit për Tahirin, duke e konsideruar atë të pabazuar.

Ministri i Brendshëm gjatë mandatit të parë të qeverisë “Rama”, Saimir Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj – të afërm të Tahirit.

Loading...