Sipas policisë ai është shpallur në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Ky i fundit është larguar jashtë vendit një ditë më parë, më datën 9 gusht. Policia njofton se Gega është proceduar edhe katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni kundër informalitetit e evazionit fiskal.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet tatimore, ka ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit « Gen Klaudis ShA », në vijim të zbatimit të Planit të Masave kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë, dhe ka ushtruar kontroll në datën 07.08.2019.
Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt.
Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregëtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.
Po ky shtetas është proçeduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.
Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega.
Prokuroria nxorri një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezultoi se është larguar nga vendi në dt.09.08.2019 .
Shtetasi Paulin Gega u shpall në kerkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.