Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri brenda një automjeti.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin Totana të Spanjës, ndërsa trupi i tij është gjetur i pajetë nga banorët të cilët njoftuan policinë.
Trupi i shqiptarit u gjet gjatë ditës së djeshmë pranë rrjedhës së lumit Guadalentin.
Ka dyshime se shqiptari mund të jetë vrarë rreth një javë para se të konstatohej trupi i tij.
Hetuesit spanjolle kanë raportuar se viktima ishte me banim në Mazarron dhe kishte punuar disa kohë më parë në lokalet e natës, ndërsa së fundmi punonte si truprojë.
Autoritetet spanjolle dyshojnë se vrasja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës apo për shkak të ndonjë konflikti që shqiptari mund të ketë pasur si pasojë e punës së tij si truprojë në lokalet e natës.