Spanjë/ Hotelet kthehen në spitale

Kurba e vdekjes së koronavirusit në Spanjë për të pestën ditë është në ulje teksa në 24 orët e fundit u raportuan 556 viktima nga koronavirusi.

Por rënia e numrit të vdekjeve nuk është e pasqyruar në uljen e presionit në kujdesin intensiv në spitale teksa sot pati 3836 raste të reja infeksioni për një total prej rreth 142 000 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është mbi 14 mijë.

Hotelet bëhen spitale

Ndërkohë, në Madrid, shoqata e hotelierëve ka vënë në dispozicion 40 hotele të gatshëm për t’u kthyer në departamente sanitare me një kapacitet mbi 9000 shtretër.

Loading...