Policia spanjolle eshte ngritur ne kembe per te shkatërruar një bandë shqiptarësh, e cila akuzohet se kryente grabitje në Katalonia të Spanjës. Operacioni “Scarpia” u realizua nga Garda Civile.
Mediat raportojnë se grupi kriminal vepronte kryesisht në jug të provincës së Pontevedra, konkretisht në Vigo, Nigrán, Ponteareas dhe Redondela dhe më pas lëviznin për në Galicia për të vjedhur në shtëpi luksoze, të cilat i kishin pikasur më herët.
Mes personave që ky grup kishte grabitur ishte dhe ish-presidenti i Deportivo, Tino Fernández, pronar i kompanisë së këshillimit Altia.
Mësohet se Fernández kishin arritur t’i merrnin nga banesa sende të ccmuara, si bizhuteri, të cilat ai arriti që t’i siguronte sërish.
Pavarësisht se ende nuk dihet numri i saktë i personave të arrestuar, apo dhe identitetet e tyre, thuhet se grabitësit janë të moshave 20-25 vjeç.