Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Aktualitet” që moderohet nga Bejdo Malo ka folur vr asjen e efektivit të policisë, Saimir Hoxha dhe sistemin e ri të drejtësisë.
Sipas avokatit, janë 3 pika që duhet të mbështetet luf ta kundër kr imit, ndërsa e etiketoi si qesharake rrogën mesatare të një efektivi të policisë i cili rrezikon jetën.
“3 janë pikat ku duhet të mbështetet lu fta kundër kr imit: 1- Drejtësia e pakorruptuar, anti-kr imi i strukturuar, buxheti i shtetit duhet të paguajë policët, në Shqipëri kanë rroga qesharake. Këtu paguhet polici 400 euro, ku 200 euro kushton qiraja e shtëpisë, e kuptoni se ku jetojmë apo jo? Atij i është vrarë babai Rama thotë i japim 170% të rrogës së policit, ku njohin këta sa është paraja, këta nuk dinë sa kushton jeta e policit. Nuk jemi në situata që kemi qenë, por kemi prap mangësi”, tha fillimisht Ngjela.
Më tej, Ngjela thotë se Sali Berisha është përgjegjës kryesor për kurset 6 mujorshe të gjyqtarëve të cilët sipas tij kanë shkatërruar sistemin në Drejtësi.
“Mungesa e drejtësisë i ka dhënë forcë krimit dhe me besim që me para zgjidh gjithçka. Kjo do të mbarojë kur të përfundojë reforma në drejtësi. SPAK deri tani nuk ka krijuar impaktin e frikës për krimin e organizuar. Kjo është tragjedi pasi humbi jetën një efektiv, por vrasja është ordinere dhe nuk duhet të ndodhte. Nëse vrasësi ka gjet kurajon që të vrasë efektivin ka menduar se del shumë kollaj nga burgu, kështu bëjnë kriminelët në Shqipëri.
Shqipëria ka pas një tragjedi të madhe pasi gjyqtarët e Berishës shkatërruan gjithçka, dëmtuan dinjitetin njerëzor dhe shkatërruan drejtësinë. 6 mujorët e tij janë gjëma e Shqipërisë. Ministri i drejtësisë së Italisë më tha që kjo është një marrëzi. Hoqën gjithë gjyqtarët dhe vendosën ata me kurse 6 mujorëshe ke plepat dhe ja si e ka katandisur drejtësinë shqiptare. Kur nuk ka drejtësi është anarki, vrit dhe ne të vrasim. I kanë bërë nga paaftësia apo kanë pasur një objektiv? S’mund të flas pa prova por që janë të paaftë nuk janë për të diskutuar.
Ne nuk kemi shërbim sekret anti-krim. Shkalla e madhe e lirisë akoma edhe më e madhe kriminaliteti. Policia sekrete antikrim nuk e lejon. Në perëndim një vrasës kur del nga burgu përgjohet edhe nga hakmarrja por edhe për të parandaluar krimin. Nuk kemi nivele të larta në zbulimin dhe dënimet janë skandaloze, unë nuk them për të vendosur dënimin me vdekje, por dënimet duhet parë me vëmendje”, përfundoi Ngjela.